Ndërlidhjet

Lavrov: I tmerruar me sanksionet kundër presidentit të FIDE-s


John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov

John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka shprehur tmerrin e tij te sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, për refuzimin e autoriteteve amerikane që t’i japin vizë presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Kirsan Ilymzhinov, që është shtetas rus.

Në faqen në Internet të Ministrisë së jashtme ruse sot theksohet se Lavrov “është shprehur i tmerruar” në bisedën e tij telefonike me sekretarin Kerry, më herët gjatë ditës.

Prej nëntorit të vitit 2015, zoti Ilymzhinov është në listën e zezë të autoriteteve amerikane, për atë që Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara tha se ai jep “ndihmë materiale dhe vepron për ose në emër të Qeverisë së Sirisë” dhe për Bankën Qendrore të Sirisë, me qëllim të blerjes së naftës nga militantët e Shtetit Islamik.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se refuzimi i autoriteteve amerikane për t’i dhënë vizë këtij personi e pamundëson Ilymzhinovin, që të marrë pjesë në takimin për titullin e kampionit botëror të FIDE-s, ndërmjet shahistit rus, Sergey Karjakin, dhe kampionit botëror, Magnus Carlsen, shtetas norvegjez. Ky takim po zhvillohet në Nju Jork dhe pas dy lojëve të zhvilluara rezultati është i barabartë 1:1.

Kirsan Ilymzhinov, një biznesmen tejet i pasur nga rajoni rus, kalmikia, që ishte edhe president i këtij rajoni, prej vitit 1993 e deri në vitin 2010, insiston se sanksionet amerikane kundër tij janë politikisht të motivuara.

Ai më herët ka thënë se këto sanksione, në masë të madhe, janë pasojë e thashethemeve të përhapura nga kundërshtari i tij shumëvjeçar në botën e shahut, ish-kampioni botëror, Gary Kasparov, i cili aktualisht është kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG