Ndërlidhjet

Aeroplani luftarak rus është përplasur në Detin Mesdhe, piloti ka shpëtuar


Pamje e aeroplanit luftarak rus të tipit Mig-29
Pamje e aeroplanit luftarak rus të tipit Mig-29

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se një aeroplan luftarak i saj, i tipit Mig-29K, sot është përplasur në Detin Mesdhe, afër bregut të Sirisë, pasi është ngritur nga platforma e aeroplanbartësit rus, Admiral Kuznetsov.

Ministria tha se piloti ka shpëtuar duke u ejektuar nga aeroplani.

Pastaj piloti ishte shpëtuar në det dhe ishte sjellur në aeroplanbartës, ndërsa jeta e tij “nuk është në rrezik”.

Nuk është përmendur ndonjë shkak për këtë përplasje.

Gjatë vendosjes në afërsi të bregut të Sirisë, i vetmi aeroplanbartës i Rusisë ishte i shoqëruar nga një kryqëzor raketor dhe gjshtë anije të tjera në atë që ishte vendoosja më e madhe e marinës ruse prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.

Kjo vendosje ishte kritikuar nga qeveritë perëndimore, pasi konsiderohej si një përpjekje për mbështetje ushtarake për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe për intensifikimin e sulmeve ajrore në hapësirat e qytetit Alepo, që janë nën kontrollin e kryengritësve.

XS
SM
MD
LG