Ndërlidhjet

Migrantët kthehen me tren në Beograd


Migrantët në Shid të Serbisë në përpjekje për të kaluar në territorin kroat
Migrantët në Shid të Serbisë në përpjekje për të kaluar në territorin kroat

Grupi i migrantëve nga Afganistani dhe Pakistani u kthye nga Shidi në Beograd me tren, të marten në mëngjes, meqë nuk arriti një ditë më parë të hynte në Kroaci, ka deklaruar Komesariati për refugjatë

“Migrantët u kthyen sot në mëngjes në Beograd dhe Komesariati si deri më tani ju ofron stregim në ndonjërën nga qendrat pranuese të cilat ata, si deri më sot, I kanë refuzuar”, tha ndihmës komisioneri për refugjatë Ivan Gerginov, për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Grupi prej 130, kryesisht mashkuj të rinj, provoi të shpërthente barrikadën e policisë në kufirin e Serbisë me Kroacinë dhe përmes një fushe të hyjë në Kroaci, por nuk arriti ta bënte këtë.

Migrantët më hetet më këmbë kanë arritur në Shid nga Beogradi, ku kanë kaluar natën në stacionin e trenit.

Migrantët përplasen me policinë serbe

Një grup i migrantëve është përplasur me policinë e Serbisë në përpjekje për të hyrë në Kroaci në rrugën drejt Evropës perëndimore.

Rreth 100 migrantë thyen kordonin e policisë dhe u përpoqën që të hyjnë në Kroaci duke e kaluar fushën, por undaluan nga forcat e policisë nga të dyja shtetet, që i rrethuan në zonën neutrale, thanë dëshmitarët.

Migrantët, kryesisht nga Afganistani dhe Pakistani, ecën rreth 125 kilometra në austostradë, gjatë dy ditëve të kaluara, nga kryeqyteti serb Beograd duke arritur në kufi më 13 nëntor.

Ata thanë se nuk duan të kthehen në qendrat e pranimit në Serbi, duke u ankuar për kushtet e jetesës dhe kërkuan lëvizje të lirë drejt Evropës Perëndimore

Ministri i brendshëm kroat Vllaho Orepiq, tha se Kroacia nuk do të lejojë hyrjen ilegale të migrantëve.

Ministri serb i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, tha se vendi nuk do të lejojë që migrantët të bllokojnë autostradën dhe vendkalimin kufitar për të kaluar në “një vend tjetër që nuk i dëshiron".

Sipas Agjenicsë për refugjatë të OKB-së, rreth 6400 migrantë nga vendet si Siria, Iraku, Pakistani dhe Afganistani janë regjistruar në Serbi. Por organizatat jo qeveritare lokale thonë se numri arrin deri në 10 mijë veta

XS
SM
MD
LG