Ndërlidhjet

logo-print

Stoltenberg: NATO do dialog me Rusinë

  • RFE /RL

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha përpara takimit me ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, se NATO-ja dëshiron dialog me Rusinë.

“Rusia është fqi yni më i madhi dhe Rusia do të jetë aty”, tha Stoltenberg.

“Posaçërisht kur tensionet rriten dhe posaçërisht kur përballemi me shumë sfida të ndryshme të sigurisë, është me rëndësi që të dialogojmë”, tha ai.

Por Stoltenberg insistoi se NATO-ja ‘ kurrënjëherë nuk do të respektojë ose pranojë shkeljen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës”.

Marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin ranë në nivelin më të ulët, të paparë që prej fundit të Luftës së Ftoftë, pasi ushtria ruse aneksoi Gadishullin Krime të Ukrainës në mars të vitit 2014 duke nxitur luftë ndërmjet forcave të Kijevit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Stoltenberg tha se ishte i sigurt se presidenti i zgjedhur Donald Trump do të përmbushë përkushtimin e SHBA-së për aleancën duke thënë: ”Një NATO e fortë është e rëndësishme për Evropën por gjithashtu është e rëndësishme për SHBA-në".

Trump shkaktoi shqetësime gjatë fushatës së tij zgjedhorekur e quajti NATO-n “arkaike” dhe tha se do ta tërhiqte mbështetjen e SHBA-së për anëtarët e aleancës derisa ata të mos i rrisin shpenzimet ushtarake dhe të mos “përmbushin obligimet e tyre” ndaj SHBA-së.

Më 14 nëntor, presidenti Barack Obama tha se ai ishte i sigurt se Trump do të përmbushë përkushtimet e SHBA-së për sigurinë.(REL)

XS
SM
MD
LG