Ndërlidhjet

Obama: NATO-ja është “absolutisht jetike” për interesat amerikane


Barack Obama gjatë takimit të sotëm me presidentin e Greqisë Prokopis Pavlopoulos
Barack Obama gjatë takimit të sotëm me presidentin e Greqisë Prokopis Pavlopoulos

Evropa e fuqishme dhe unike është gjë e “mirë” për Shtetet e Bashkuara, ndërsa NATO-ja është “absolutisht vitale” për interest e Shteteve të Bashkuara, tha sot presidenti amerikan, Barack Obama, në fillim të turneut të tij të fundit në këtë post.

Gjatë takimit me presidentin e Greqisë, Prokopis Pavlopoulos sot në Athinë, Obama tha se administratat demokrate dhe republikane në Shtetet e Bashkuara, e njohin rëndësinë e NATO-s për raportet trans-atlantike.

Obama po synon t’i risiguroj aleatët se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, do t’i respektoj aleancat ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara, kur ta filloj presidencën më 20 janar.

Gjatë fushatës, zoti Trump tha se ndoshta do ta braktisë garantimin e mbrojtjes për shtetet e tjera anëtare të NATO-s, nëse ato nuk i shtojnë shpenzimet e tyre për mbrojtje.

Nesër, zoti Obama pritet ta mbajnë një fjalim për demokraci dhe globalizim në Athinë, para se të shkoj për vizitë në Berlin të Gjermanisë.

Nga Gjermania, Obama do të udhëtoj për në Peru, ku merr pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Në Uashington kthehet më 19 nëntor.

XS
SM
MD
LG