Ndërlidhjet

Egjipt: Gjykata e anulon dënimin me vdekje për Morsin


Morsi duke folur nga kafazi metalitk gjatë një seance të mëparshme gjyqësore

Morsi duke folur nga kafazi metalitk gjatë një seance të mëparshme gjyqësore

Gjykata më e lartë e apelit në Egjipt sot e ka anuluar dënimin me vdekje kundër presidentit të përmbysur islamik, Muhammad Morsi.

Gjykata e Apelit, po ashtu, e ka anuluar edhe dënimin me burg për 26 anëtarët e lëvizjes së tij, Vëllazëria Myslimane, veprimtaria e së cilës është e ndaluar në Egjipt.

Kjo do të thotë se kundër të gjithë këtyre do të ketë rigjykim, për shkak të ikjes masive nga burgu gjatë kryengritjes së vitit 2011, nga e cila u përmbys presidenti i atëherëshëm, Hosni Mubarak, i cili në këtë post ishte për një kohë të gjatë.

Zoti Morsi kishte ikur nga burgu në janar të vitit 2011 dhe ishte dënuar për bashkëpunim me militantë të jashtëm në kommplotin për t’i liruar islamistët e burgosur.

Ai ndaras, ishte dënuar me burg të përjetshëm, sipas akuzave për terrorizëm, dhe ende ballafaqohet me procese gjyqësore lidhur me akuza të tjera.

Në vitin 2012, Morsi u bë president i parë i Egjiptit, i zgjedhur në mënyrë demokratike, por një vit më vonë u përmbys nga ushtria, pas protestave masive kundër pushtetit të tij.

XS
SM
MD
LG