Ndërlidhjet

SHBA: Rritje e shitjes me pakicë në tetor


Ilustrim
Ilustrim

Shitja me pakicë në Shtetet e Bashkuara ka shënuar rritje muajin e kaluar, që shihet si shenjë e hyrjes në baza të mira në sezonin madhor të shitjes në festat e fundvitit.

Shitja me pakicë ka shënuar rritje 0.8% në tetor, pas ngritjes 1% në shtator, ka njoftuar sot Departamenti amerikan i tregtisë. Rrjedhimisht, gjatë këtyre dy muajve ishte regjistruar rritja më e madhe prej pranverës së vitit 2014.

Këto të dhëna sugjerojnë se ekonomia mund të shënoj rritje më të shpejtë në tre muajt e fundit të vitit se sa që kanë parashikuar ekonomistët, raporton AP nga Uashingtoni.

Rritja e vazhdueshme e të punësuarve dhe paraqitja e shenjave të rritjes solide të pagesës, kanë ndikuar që amerikanët të jenë më të siggurt dhe me gatishmëri për të shpenzuar.

Shkalla e papunësisë ka rënë në 4.9% në muajin tetor, ndërsa në këtë muaj të punësuarit kanë parë rritjen më të madhe të të ardhurave prej përfundimit të recesionit.

XS
SM
MD
LG