Ndërlidhjet

Hollande i kërkon Trumpit të respektojë marrëveshjen për klimën


Presidenti i Francës, Francois Hollande, në një konferencë për klimën në Marok, të organizuar nga Kombet e Bashkuara.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, në një konferencë për klimën në Marok, të organizuar nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i bëri thirrje presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që të respektojë Marrëveshjen “e pakthyeshme” të Parisit mbi Ndryshimet Klimatike.

Hollande tha se Franca do t’i udhëheqë bisedimet për këtë çështje me Trumpin, “në emër të 100 vendeve që kanë ratifikuar marrëveshjen”.

Hollande i bëri këto komente në një konferencë për klimën në Marok, të organizuar nga Kombet e Bashkuara.

Ai po ashtu lavdëroi rolin e presidentit në largim të SHBA-së, Barack Obama, në arritjen e marrëveshjes më 2015.

Trump, gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se do ta zhbëjë marrëveshjen për klimën nëse zgjidhet president.

Hollande i tha konferencës së OKB-së se SHBA-ja si “ekonomia më e fuqishme në botë, si emetuesja e dytë më e madhe e gazrave serë, duhet t’i respektojë zotimet që janë bërë”.

Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar nga 193 vende dhjetorin e kaluar, synon të mbajë rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli.

XS
SM
MD
LG