Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës kundër forcave të sigurisë – 6 të vrarë


Forcat e sigurisë së Afganistanit në vendin ku ka ndodhur sulmi i sotëm vetëvrasës në kryeqytetin Kabul

Forcat e sigurisë së Afganistanit në vendin ku ka ndodhur sulmi i sotëm vetëvrasës në kryeqytetin Kabul

Zyrtarët e Afganistanit thonë se nga sulmi vetëvrasës kundër një makine me pjesëtarët e forcave të sigurisë në kryeqytetin Kabul, janë vrarë 6 vetë dhe plagosur së paku 10 të tjerë.

Përgjegjësinë për këtë sulm, që ka ndodhur sot afër Ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit, e ka marrë një grup i ndërlidhur me ekstremistët e Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Sediq Sediqi, tha se ndër të vrarët dhe të plagosurit ka pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe civilë.

Zyrtarët thanë se automobili i takonte agjencisë së spiunimit të Afganistanit, që është e njohur me emrin Drejtorati Kombëtar i Sigurisë.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar këtë sulm, duke thënë se “terroristët nuk mund t’i arrijnë qëllimet kryesore duke përhapur frikë”.

XS
SM
MD
LG