Ndërlidhjet

logo-print

Dorëhiqet qeveria e Bullgarisë

  • RFE /RL

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, pas dorëheqjes së qeverisë të paraqitur në Parlament

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, pas dorëheqjes së qeverisë të paraqitur në Parlament

Qeveria e qendrës së djathtë në Bullgari edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje, tri ditë pasi kryeministri Boyko Borisov ofroi dorëheqjen e tij, pas zgjedhjeve presidenciale në vend.

“Zgjedhjet e së dielës treguan qartë se shoqëreia dëshiron ndryshim. Pushteti që vjen nga qytetarët duhet t’u kthehet qytetarëve”, tha Borisov në Parlament në Sofie.

Kandidatja e Borisovit për postin kryesisht ceremonial të presidentit, është mundur nga Rumen Radev, një ish gjeneral i përkrahur nga socialistët në opozitë.

Radev, 53 vjeçar, pa një përvoojë politike, është parë si I afërt me Moskën, që ka lidhje të ngushta historike dhe ekonomike me Bullgarinë, anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Presidenti në largim Rosen Pleneviev, pritet që të fillojë diskutimet me palrtitë politike bullgare për krijimin e qeverisë së re.

Këto përpjekje pritet përgjithësisht të dështojnë, duke i hapur gjasat që një qeveri kalimtare teknike të çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Zgjedhjet nuk pritet të fillojnë përpara marsit të vitit të ardhshëm, dhe mund ta nxjerrin partinë e Borisovit GERB sërish të parën por jo me shumicën në parlament, shkruan Reuters.

XS
SM
MD
LG