Ndërlidhjet

Ekipi i Trump nuk po “nxiton” me emërimet e Kabinetit


Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump

Një zëdhënës i Presidentit të zgjedhur Donald Trump, tha se ekipi tranzitor “nuk do të nxitojë” që të paraqes kandidatët e mundshëm të Kabinetit.

Jason Miller tha se ekipi i Trump dëshiron që të jetë i sigurt se përzgjedhja e tyre do të mund të konfirmohet nga Senati dhe se do të zbatojë vizionin e presidentit të zgjedhur.

Miller ju tha gazetarëve në Kullën Trump në New York se Presidenti Barack Obama nuk e kishte të krijuar “gjithë kabinetin e tij brenda javës së parë” pas zgjedhjes më 2008.

Ai tha se ekipi tranzitor ka një “plan shumë solid” dhe se po ndërmerr “qasje metodike” për të plotësuar Kabinetin Trump dhe Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG