Ndërlidhjet

Spitali i fëmijëve u godit nga sulmet ajrore në Aleppo

  • RFE /RL

Fotografi e publikuar në mediat sociale që thuhet të jetë bërë më 14 nëntor 2016, në një spital në Aleppo

Fotografi e publikuar në mediat sociale që thuhet të jetë bërë më 14 nëntor 2016, në një spital në Aleppo

Një spital, klinika e transfuzionit të gjakut dhe ambulancat njoftohet të jenë goditur kur avionët e qeverisë siriane dhe artileria bombarduan Aleppon lindore, të kontrolluar nga rebelët.

Drejtori i spitalit të fëmijëve Bayan tha se strehohej në bodrumin e ndërtesës dhe e kishte të pamundur të dilte.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani tha se të paktën 21 persona janë vrarë, 5 nga të cilët fëmijë.

Sulmet ajrore nisën të martën, pasi përfundoi moratoriumi tre javor i deklaruar nga Rusia, një aleat qeveritar, njofton BBC.

Rusia gjithashtu bëri me dije fillimin e një operacioni në shkallë të gjerë kundër militantëve xhihadistë gjithandej në Sirinë perëndimore, duke përdorur për herë të parë aeroplan mbajtësen për çështje luftarake

Aleppo, dikur qendër industrial dhe komerciale e Sirisë, është ndarë dhunshëm që prej vitit 2012, ndërmjet qeverisë që kontrollon pjesën perëndimore dhe rebelëve nën kontroll të pjesës lindore

Qeveria dhe aleatja e saj Rusia patën ndërprerë fushatën ajrore më 18 tetor, për t’u mundësuar civilëve dhe rebelëve që të largohen, por vetëm pak veta e shfrytëzuan ofertën.

Nga fundi I muajit të kaluar nga sulmet ajrore dhe bombardimet janë vrarë më shumë se 700 veta në lindje, ndërkohë që nga zjarri me raketa kanë vdekur edhe një numër I njerëzve në pjesën perëndimore, thotë OKB.

Të martën, aktivistët thanë se sulmet ajrore qeveritare rinisën, duke vrarë të paktën 11 persona, dhe mediat shtetërore njoftuan për lëvizjen e trupave në përgatitje të operacionit tokësor. (REL)

XS
SM
MD
LG