Ndërlidhjet

Obama në vizitën e fundit presidenciale në Gjermani


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po bën vizitën e gjashtë dhe të fundit si kryetar në Gjermani.

Obama ka arritur atje nga Greqia, mbrëmjen e 16 nëntorit.

Ai ka pasur një darkë private me kancelaren gjermane, Angela Merkel, përpara takimit të sotëm formal.

Të premten, Obama do të takojë në Berlin liderët e Francës, Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të diskutuar marrëdhëniet trans-atlantike, pas zgjedhjes së Donald Trumpit president i SHBA-së.

Marrdhëniet midis SHBA-së dhe Gjermanisë janë përmirësuar dukshëm nën Obamën.

Berlini ka pasur shumë mosmarrëveshje me paraardhësin e Obamës, George W. Bush, në lidhje me luftën në Irak dhe politika të tjera.

Obama do të përfundojë udhëtimin e fundit si president me ndalesën në Peru. Ai do të kthehet në Uashington më 21 nëntor.

XS
SM
MD
LG