Ndërlidhjet

IOM: Afro 340 migrantë janë vrarë nga anijet e fundosura


Pamje e migrantëve në një anije në Detin Mesdhe, më 3 tetor të këtij viti

Pamje e migrantëve në një anije në Detin Mesdhe, më 3 tetor të këtij viti

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka thënë se afro 340 migrantë të mundshëm janë vrarë ose janë zhdukur gjatë dy ditëve të kaluara, duke u përpjekur ta kalojnë Detin Mesdhe dhe të arrijnë në Evropë.

Zëdhënësi i kësaj organizate, Flavio Di Giacomo, tha sot se 103 njerëz kanë vdekur kur anija e tyre e gomës është fundosur mbrëmë vonë.

Duke i llogaritur edhe tragjeditë e mëparshme, numri i të vrarëve prej së martës, është “më tepër se 340” ka shkruar Di Giacomo, në rrjetin Twitter.

Ai ka theksuar se kontrabandistët me njerëz në Libi po i detyrojnë migrantët e mundshëm që të transportohen me anije, përkundër motit të keq dhe kushteve tejet të vështira.

Di Giacomo tha se 4,500 migrantë të mundshëm janë vrarë ose janë zhdukur, duke u përpjekur të arrijnë në Evropë, gjatë vitit 2016. Më se 4 mijë prej tyre ishin përpjekur të arrijnë në Itali nga Libia ose Egjipti.

XS
SM
MD
LG