Ndërlidhjet

Moskë: Rihapet zyra e organizatës Amnesty International


Drejtori i degës në Rusi të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), Sergei Nikitin, tha se personeli është kthyer në zyrën në Moskë , nga e cila ishte përzënë në fillim të këtij muaji.

Zoti Niktin tha sot se e ka nënshkruar një marrëveshje të re për qera me Departamentin e pronësisë së qytetit të Moskës, kështu që u bë e mundshme kthimi në zyrë pas 16 ditëve të mbylljes.

Sipas tij, palët janë pajtuar se dëbimi nga zyrta ishte pasojë e “një përzierje teknike” dhe se Amnesty International nuk ka borxh për qiranë e vjetër.

Në faqen e tij në rrjetin Facebook, Sergei Nikitin, i ka pasotuar fotografitë ku shihej personeli që po hynte në zyre.

Më 3 të këtij muaji zoti Nikitin pat shpallur se zyra e AI në Moskëishte mbyllur, dera ishte thyer, çelësat ishin ndërruar, ndërsa sistemi i alarmit ishte shkyçur.

Organizatat joqeveritare, që janë kritike ndaj Kremlinit, janë nën presion të autoriteteve të Rusisë, prej se në këtë vend, në vitin 2012, është miratuar legjislacioni sipas të cilit, të gjitha organizatat që marrin fonde nga jashtë duhet të regjistrohen si “agjentë të jashtëm”.

XS
SM
MD
LG