Ndërlidhjet

Fustani i Marilyn Monroes shitet për miliona dollarë


Marilyn Monroe

Marilyn Monroe

Fustani i ikonës së Hollivudit, Marilyn Monroe, të cilin e ka pasur veshur për ditëlindjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, është shitur në ankand për 4.8 milionë dollarë.

Atë e ka blerë zinxhiri i muzeve Ripley's Believe It or Not.

Monroe ka kënduar në festën e ditëlindjes së presidentit, më 1962, këngën “Happy Birthday Mr President”.

Ajo ka vdekur nga mbidoza e drogës vetëm tre muaj pas kësaj performance.

Presidenti Kennedi është vrarë një vjet më vonë.

XS
SM
MD
LG