Ndërlidhjet

Identifikohen dy rusë që "deshën të vrasin Gjukanoviqin"


Millo Gjukanoviq

Millo Gjukanoviq

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në muajin tetor.

Prokurorët i kanë identifikuar dy rusët si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov.

Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindelliqin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin.

Raportohet se ata i kanë dhënë Sindelliqit 200,000 euro.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliqin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar.

Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

XS
SM
MD
LG