Ndërlidhjet

Trupat irakiane përballen me rezistencë të fortë në Mosul


Luftëtarë shiitë në afërsi të Mosulit
Luftëtarë shiitë në afërsi të Mosulit

Trupat irakiane janë përballur me rezistencë të fuqishme nga grupi militant Shteti Islamik, kur po provoni të afroheshin në Mosulin lindor, tha një komandant i lartë ushtarak.

Në mëngjes trupat arritën të hyjnë në paralagjet e Muharabeen dhe në Ulama pasi kanë çliruar plotësisht lagjet e Tahririt të premtën, tha gjeneral majori Sami al-Aridi. Ai tha se militantët e IS-it kanë rezistuar duke shtënë më snajper dhe me raketa hedhës.

Një numër i civilëve, njofton AP, ka ikur drejt rajoneve të kontrolluara nga qeveria.

Ne perëndim të Mosulit, milicia Shiite mori kontollin e aerportit ushtarak Tal Afar, tha Jaafar al-Husseini, një zëdhënës i Brigadave Hezbollah me ndikim. Al-Husseini tha se përleshjet pothuaj kanë shkatërruar aeroportin dhe se marrja e tij ka një domethënie të madhe për avancimin e mëtejmë

Ofenziva për rimarrjen e Mosulit, që është nën kontroll të IS-it, nisi që më 17 tetor, dhe është operacioni më I madh ushtarak në Irak që prej largimit të trupave në vitin 2011. Në rast të suksesit, marrja e Mosulit do të ishte humbja më e madhe për kalifatin e vetëshpallur të IS-it që shtrihet deri në Siri.

Bazuar në shënimet e OKB-së, më shumë se 56 mijë civilë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të operacionit, nga 1.5 milionë civilë sa jeotjnë në Mosul dhe përreth tij.

Grupi ekstremist IS e mori Mosulin, qytetin e dytë më të madh në Irak, në verën e vitit 2014. (REL)

XS
SM
MD
LG