Ndërlidhjet

Rusia kërkon sqarime nga Zvicra për shoqërimin e avionit të saj në hapësirën zvicerane


Pallati Federal në Bern - Zvicër
Pallati Federal në Bern - Zvicër

Ambasada ruse në Zvicër i ka dërguar qeverisë zvicerane një letër me të cilën shpreh “habinë” dhe kërkon sqarime se përse një avion luftarak i Forcës Ajrore të Zvicrës e ka shoqëruar, në hapësirën ajrore zvicerane. një avion me të cilin udhëtonte një delegacion i Rusisë për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut

Në letrën e dërguar më 19 nëntor, thuhet se plani I udhëtimit të avionit ishte paraqitur “shumë përpara”.

Incidenti ndodhi një dit ëmë parë kur avioni me një pjesë të delegaiconit të Rusisë që udhëtonte për të marrë pjesë në samitin e Grupit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqesorit, që mbahet në Lima të Perusë, u shoqërua nga avionët luftarakë derisa po kalonte nëpër hapësirën ajrore të Zvicrës.

Piloti iu tha udhëtarëve që të mos alarmohen nga shoqërimi, i cili siç tha ai ishte një praktikë e zakonshme që ishte pajtuar më heret.

Fluturimi i avionit nuk u ndikua dhe ai vazhdoi rrugën deri në ndalesën e furnizimit në Lisbonë të Portugalisë. Ndërkohë, në Lisbonë, avioni pësoi një prishje teknike, duke bërë që Rusia të dërgonte një tjetër avion me pjesët rezervë. Delegacioni dhe gazetarët që mbulojnë zhvillimet në Lima pritej që të vazhdonin rrugën me avionin rezervë.

XS
SM
MD
LG