Ndërlidhjet

Mitrovicë: Protestë për drejtësi për Astrit Deharin


Protesta "Drejtësi pë Astrit Deharin" më 14 Nëntor në Prishtinë
Protesta "Drejtësi pë Astrit Deharin" më 14 Nëntor në Prishtinë

Disa qindra qytetarë në Mitrovicë i janë bashkuar sot marshit protestues për të kërkuar, siç është thënë, drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, vdiq në rrethana të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor.

Marshi protestues në Mitrovicë është organizuar nga shoqëria civile me moton: “Mitrovica kërkon drejtësi për Astritin!” dhe nisi në ora 12 nga sheshi te Xhamia “Isa Beg”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, gjatë ditës së djeshme, pas pranimit të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të ndjerin Dehari, ka thënë se të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë që Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

Por, "Lëvizja “Vetëvendosje”, përmes një komunikate për media, e ka quajtur raportin e autopsisë jokredibil. (REL)

XS
SM
MD
LG