Ndërlidhjet

Mbi 100 të vdekur në aksidentin hekurudhor në Indi


Vendi i ngjarjes në Indi ku treni i udhëtarëve doli nga binarët

Vendi i ngjarjes në Indi ku treni i udhëtarëve doli nga binarët

Të paktën 104 persona kanë vdekur kur 14 vagona të një treni të udhëtarëve doli nga binarët në Indinë veriore, tha policia.

Aksidenti ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 20 nëntorit, në afërsi të qytetit Kanpur.

Punëtorët e shpëtimit kanë përdorur makinerinë e rëndë për të prerë vagonat e dëmtuar të trenit të shpejtë Patna-Indore, me qëllim që të nxjerrin trupat dhe të arrijnë deri tek të mbijetuarit.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga binarët.

Kryeministri Narendra modi tha se ishte “në dhimbje të thellë” nga humbja e jetëve në aksident.

Ministri i hekurudhave. Suresh Prabhu, njoftoi se “masa të ashpra do të ndërmerren kundër atyre që mund të jenë përgjegjës për aksidentin”.

Aksidente vdekjeprurëse hekurudhore ndodhin pothuaj shpesh në Indi, ku pjesa më e madhe e pajisjeve hekurudhore janë të vjetruara. (REL)

XS
SM
MD
LG