Ndërlidhjet

APEC: Liderët të përkushtuar për luftimin e proteksionizmit


Pjesëmarrësit e samitit APEC në Peru

Pjesëmarrësit e samitit APEC në Peru

Pas samitit dyditësh në Peru, liderët e forumit Bashkëpunimi Ekonomik Azi- Paqësor (APEC), e kanë riafirmuar përkushtimin e tyre për t’i mbajtur të hapura tregjet dhe për t’i “luftuar të gjitha format e proteksionizmit”.

“Përfitimet nga tregtia dhe tregjet e hapura duhet të komunikohen në mënyrë efektivisht më të gjërë me publikun, duke theksuar se si tregtia i promovon inovacionet, punësimin dhe nivelin më të lartë të standardit të jetesës”, thuhet në deklaratën e liderëve, që morën pjesë në këtë samit.

Njëherësh, zyrtarët kinezë thanë se më tepër vende kanë kërkuar t’i bashkohen marrëveshjes tregtare, që ajo e mbështet, pasi fitorja e Donald Trumpit në zgjedhjet amerikane i ka shtuar shqetësimet se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga marrëveshjet për tregti të lirë.

Gjatë fushatës zgjedhore, zoti Trump ka kërkuar mbrojtje më të fuqishme për vendet e punës në Shtetet e Bashkuara, duke u kërcënuar për imponimin e tarifave të larta kundër Kinës dhe Meksikës, dhe ka thënë se do të shkëputet nga marrëveshja tregtarePartneriteti Trans-Paqësor, të nënshkruar nga 12 shtete.

Marrëveshja duhet të ratifikohet nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, ku shumicën e ka Partia Republikane e zotit Trump.

XS
SM
MD
LG