Ndërlidhjet

Putin: Arrestimi i ministrit nuk ka ndikim në privatizim


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se rasti penal kundër ministrit rus të zhvillimit ekonomik nuk ka ndikim në planet e privatizimit.

Ministri Aleksei Ulyukayev, është arrestuar javën e kaluar lidhur me akuza për marrjen e ryshfetit në shumë prej 2 milionë dollarëve për lehtësimin që kompania shtetërore e naftës, Rosneft, ta blejë kompaninë tjetër shtetërore të naftës, Bashneft.

Aksionet e tilla të autoriteteve “vetëm e forcojnë klimën biznesore në Rusi”, tha mbrëmë Putin, pas përfundimit të samitit për Bashkëpunim Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Peru.

Arrestimi i Ulyukayevit është për “keqardhje” por ai “nuk ka ndikuar në qasjen time ndaj qeverisë në përgjithësi”, tha Putin, duke shtuar se planifikon që privatizimi i pasurive shtetërore të lëvizë përpara.

Zoti Ulyukayev e kishte mbikëqyrë procesin masiv të privatizimit të kompanive shtetëtore, përfshirë shitjen e kompanisë Bashneft për gjigandin Rosneft, muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG