Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës në xhaminë shiite – dhjetëra të vrarë


Forcat e sigurisë së Afganistanit para xhamisë në Kabul ku ka ndodhur sulmi i sotëm vetëvrasës

Forcat e sigurisë së Afganistanit para xhamisë në Kabul ku ka ndodhur sulmi i sotëm vetëvrasës

Zyrtarët afganë thonë se nga një sulm vetëvrasës brenda një xhamie shiite në kryeqytetin Kabul, janë vrarë së paku 27 vetë.

Shefi i Departamentit të hetimeve penale në policinë e Kabulit, Fraydon Obaidi, tha po ashtu, se 35 vetë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të sotëm.

Cak i sulmit ishte xhamia Baqir ul-Olum, në pjesën perëndimore të qytetit, derisa besimtarët tuboheshin për një ceremoni fetare.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG