Ndërlidhjet

Dy të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Pejë


Qyteti i Pejës

Qyteti i Pejës

Dy persona janë plagosur pas një shpërthimi të një bombole gazi në qytetin e Pejës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Xhevat Ibraj ka për Radion e Evropa e Lirë se si pasojë e këtij shpërthimi, që ka ndodhur në një zonë tregtare, është lënduar një kalimtare rasti dhe një pronar i një lokali. Sipas tij, gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile dhe nuk paraqet ndonjë rrezik për jetën e tyre.

XS
SM
MD
LG