Ndërlidhjet

Ukrainë: Shënohet trevjetori i protestave të vitit 2013


Pamje nga tubimi Euromaidan më 22 nëntor të vitit 2015 në Kiev

Pamje nga tubimi Euromaidan më 22 nëntor të vitit 2015 në Kiev

Në Ukrainë po shënohet Dita e Dinjitetit dhe Lirisë, që është festë kombëtare për nder të fillimit të protestave Euromaidan, në vitin 2013, nga të cilat u përmbys ish-presidenti, Viktor Yanukovich.

Zyrtarët qeveritarë, pjesëmarrësit e protestës dhe shtetasit e tjerë po mbajnë sot ceremoni në kryeqytetin Kiev, dhe kanë vendosur lule në monumentin ku protestuesit ishin vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë.

Në fjalimin e tij, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kërkuar unitet në vend kundër “kërcënimit” rus.

Nga nacionalistët në Kiev organizohet edhe një “marsh revolucionar”.

Lëvizja Euromaidan filloi të krijohej kur protestuesit u tubuan në pjesën qendrore të Kievit, pasi Yanukovich pat shpallur se i kishte shtyrë planet për nënshkrimin e Marërveshjes për Asocim Stabilizim me Bashkimin Evropian dhe se po synonte lidhje më të afërta ekonomike me Rusinë.

Në shkur të vitit 2014, Yakunovich u largua në Rusi dhe u përmbys nga posti i presidentit.

XS
SM
MD
LG