Ndërlidhjet

Libi: Sulmi i majmunit ka shkaktuar përleshje fisnore


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga Libia thonë se nga përleshjet disaditore të fiseve në këtë vend, janë vrarë së paku 20 vetë dhe më se 50 të tjerë janë plagosur, pas një incidenti me një majmun.

Këto përleshje kanë ndodhur në qytetin jugor, Sabha.

Aktivistët dhe punonjësit mjekësorë thonë se një majmun shtëpiak i tre të rinjëve javën e kaluar e kishte sulmuar një nxënëse, duke e rrahur dhe gërvishtur.

Familja e vajzës ishte hakmarrë, duke i vrarë tre të rinjtë së bashku me majmunin.

Pasuan luftimet e dy fiseve, ndërsa raportet sugjerojnë se gjatë përleshjeve janë përdorë tanke, raketa dhe predha,

Prej përmbysjes së liderit Muammar Qaddafi në vitin 2011, Libia është e përfshirë nga konfliktet e ndryshme.

XS
SM
MD
LG