Ndërlidhjet

Gjykata gjermane liron nga akuza anëtarët e “Policisë Sharia”


Të akuzuarit për patrullimet në rrugë me shenjat "Policia e Sharias", gjatë gjykimit në Gjermani
Të akuzuarit për patrullimet në rrugë me shenjat "Policia e Sharias", gjatë gjykimit në Gjermani

Një gjykatë gjermane ka vendosur se shtatë burra myslimanë, që krijuan një patrullë vigjilente në rrugë, nuk e ka shkelur një ndalesë për uniformat politike.

Të akuzuarit shkaktuan zemërim në vitin 2014 kur patrulluan në rrugët e qytetit Wuppertal, të veshur me jelekë ngjyrë portokalli me mbishkrimin “Policia e Sharias”.

Ata kërkuan nga myslimanët lokalë që të ndalojnë të pijnë alkool, të luajnë kumar dhe të dëgjojnë muzikë.

Gjykata e qarkut të Ëuppertal-it, më 21 nëntor mori vendimin se të shtatë vigjilentët mund të ketë shkelur ligjin vetëm nëse uniformat e tyre do të “kishin shenja militante ose frikësuese”, tha një zëdhënës i gjykatës.

Vendimi mund të apelohet.

Ndalimi i uniformave politike u vendos kryesisht për lëvizjet në rrugë siç ishte partia Naziste.

Lideri i dyshuar i grupit, Sven Lau, është aktualisht në gjykim me akuzat për terrorizëm në Duesseldorf. Ai akuzohet se ka mbështetur një grup terrorist që lufton në Siri.

XS
SM
MD
LG