Ndërlidhjet

Nga shpërthimi i bombës vriten tre paraushtarakë pakistanezë

  • RFE /RL

Forcat paraushtarake në Pakistan pas një shpërthimi me bombë në vitin 2014

Forcat paraushtarake në Pakistan pas një shpërthimi me bombë në vitin 2014

Nga një shpërthim i një bombe, që kishte objektiv forcën paraushtarake të Pakistanit, në qytetin Peshawar, u vranë tre veta dhe u plagosën të paktën 5 të tjerë.

Policia tha se bomba shpërtheu në kohën kur një kamion i trupave paraushtarke parakaloi.

Një zëdhënës i spitalit qendror, Zulfiqar Babakhel, tha se dy të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Jamaat-ul-Ahrar, një fraksion i ndarë nga Tehreek Taliban Pakistan (TTP), mori përgjegjësinë për sulmin.

Shkalla e përgjithshme e dhunës e lidhur me militantët ka rënë që kur ushtria e Pakistanit nisi një operacion në shkallë të gjerë në vitin 2014 për të nxjerrë militantët nga bazat në qarkun fisnor në veriperëndim, por militantët vazhduan të kryejnë sulme periodike të përgjakshme (REL)

XS
SM
MD
LG