Ndërlidhjet

Kremlini e mbronë grumbullimin ushtarak në Kaliningrad


Sistemi mbrojtës raketor rus S-400

Sistemi mbrojtës raketor rus S-400

Presidenca e Rusisë e ka mbrojtur grumbullimin ushtarak të Rusisë në enklavën e saj në Kaliningrad të Detit Baltik, duke theksuar si arsyetim “zgjerimin” e NATO-s kah kufijtë rusë.

“NATO-ja me të vërtetë është një bllok agresiv”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dhe ka shtuar se “Rusia sigurisht ka të drejtë sovrane të ndërmarrë masa të domosdoshme në gjithë territorin e Federatës Ruse”.

Këto komente u bënë një ditë pasi Viktor Orezov, kryesues i Komitetit të mbrojtjes në Dhomën e Epërme të Parlamentit të Rusisë, tha se Moska do ta vendos sistemin e mbrojtjes raketore S-400 dhe raketat me kapacitet atomik të tipit Iskandar në Kaliningrad.

Mëtutje, siç ka raportuar agjencia e lajmeve RIA, ai ka thënë se Rusia ishte detyruar të reagoj ndaj planeve për mburojën raketore amerikane në pjesën lindore të Evropës.

Departamenti amerikan i shtetit tha se vendosja e sistemeve S-400 dhe Iskander në territorin rus, që kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, të cilat janë anëtare të NATO-s, “e destabilizon sigurinë evropiane”.

XS
SM
MD
LG