Ndërlidhjet

Në konfliktin në Siri janë vrarë më se 1,000 luftëtarë iranianë


Pamje gjatë varrimit të një luftëtari në Iran në vitin 2015, i cili ishte vrarë në Siri
Pamje gjatë varrimit të një luftëtari në Iran në vitin 2015, i cili ishte vrarë në Siri

Në konfliktin në Siri janë vrarë më se 1,000 mijë luftëtarë iranianë, ka thënë shefi i Fondacionit të Martirëve të Iranit, Mohammadali Shahidi Mahallati.

“Tash numri i martirëve të Iranit si mbrojtës të tempujve, e ka kaluar numrin 1,000”, tha zoti Mahallati.

Fondacioni i mbështet të afërmit e të vrarëve iranianë gjatë luftës në Siri.

“Mbrojtësit e tempujve” është shprehje që përdoret në Iran, me të cilën u bëhet referencë forcave iraniane të vendosura në Siri, në mbështetje të qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, që është aleat rajonal i Iranit.

Irani pretendon se luftëtarët janë “vullnetarë”, që kanë udhëtuar në Siri për t’i mbrojtur vendet fetare dhe tempujt e shiitëve.

Teherani është mbështetësi kryesor i qeverisë së Sirisë, duke e ndihmuar që të mbetet në pushtet nëpërmjet ndihmës financiare dhe ushtarake.

XS
SM
MD
LG