Ndërlidhjet

Trump sërish për marrëdhënie më të mira me Rusinë

  • RFE /RL

Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA-së

Donald Trump, president i zgjedhur i SHBA-së

Donald Trump ka kundërshtuar çdo lloj “ripërtëritje” të marrëdhënieve me Rusinë, por ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Washingtoni dhe Moska duhet të punojnë më mirë se bashku, veçanërisht në Siri.

Trump, i bëri komentet në një intervistë me redaktorë dhe gazetarë nga New York Times.

Ai përsëriti komentet e tij për luftën e SHBA-së në Irak, duke e cilësuar “një prej gabimeve më të mëdha në historinë e vendit tonë”.

Ai tha se ka disa “ide të fuqishme” për t’u marrë me luftën gjashtë vjeçare në Siri, por nuk pranoi të futej në hollësi.

“Duhet ta përfundojmë atë çmenduri që po vazhdon në Siri”, tha ai.

Moska ka mbështetur regjimin e Sirisë në luftën kundër kryengritësve, por Washingtoni ka përkrahur rebelët më të moderuar, dhe do që presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, të largohet

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur vlerësimet e tij të mëhershme se Rusia dhe SHBA-ja duhet të bëjnë më shumë për të gjetur të përbashkëtat dhe të bashkëpunojnë rreth shqetësimeve të përbashkëta, siç është terrorizmi.

Por, ai kundërshtoi ta quajë një veprim të tillë si “ripërtëritje” – fjalë kjo që u përdor nga rivalja e tij në zgjedhje, Hillary Clinton, kur ishte sekretare e shtetit, në përpjekje për të rregulluar lidhjet me Moskën”. Përpjekjet dështuan dhe lidhjet dy palëshe tani janë në shkallën më të ulët ndonjëherë që prej Luftës së Ftoftë.

“Nuk do ta përdorja atë fjalë (ripërtëritje​), pas asaj çfarë ka ndodhur”, tha zoti Trump.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ndërkohë u tërhoq nga premtimet gjatë fushatës zgjedhore për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike. Presidenti i zgjedhur Trump i ka bërë deklaratat në kohën e përpjekjeve për ta ndërtuar adminstratën e re.

Në një intervistë me redaktorët dhe gazetarët e New York Times, më 22 nëntor, Trump la të kuptohet se ai në fakt mendon se ka një lidhje ndërmjet aktivitetit njerëzor dhe ngrohjes globale.

Ai tha se do të jetë “i hapur” për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për të ulur emetimet e ngrohjes klimatike.

Gjatë fushatës së ashpër, Trump alarmoi ambientalistët dhe shkenctarët e ngrohjes globale duke thënë se do ta tërheqë plotësisht nënshkrimin e SHBA-së nga marrëveshja.

Në intervistë, Trump zbuti qëndrimin nga fushata se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, do të duhet të hetohet për përdorimin e serverit privat të postës elektronike, kur ishte sekretare e shtetit.

Thirrja i nxiti përkrahësit e tij më të përkushtuar të cilët brohoritën “Arrestojeni!” në fushtat e tij zgjedhore. Por, gjithashtu, alarmoi shumë amerikanë për një destabilizim të mundshëm të sistemit demokratik në SHBA.

“Nuk dua t’i lëndojë Clintonët. Sinqerisht nuk dua”, tha Trump në intervistë. “Ajo ka kaluar nëpër shumëçka dhe ka vuajtur në shumë mënyra”. (REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG