Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga minat tokësore


Lloje të minave tokësore
Lloje të minave tokësore

Numri i viktimave nga minat tokësore dhe mjetet e ngjashme shpërthyese është rritur vitin e kaluar duke arritur në nivelin më të lartë që prej një dekade, tha një grup i vëzhguesve në një raport të publikuar të marten.

Fushata Ndërkombëtare për të ndaluar minat tokësore (ICBL) ka regjistruar 6461 vdekje ose lëndime nga minat dhe bombat e pashpërthyera në vitin 2015, një rritje prej 75 për qind në krahasim me një vit paraprak.

Grupi tha se ky shtim i madh vie si pasojë e konflikteve në Afganistan, Irak, Libi, Siri, Ukrainë dhe Yemen.

“Numri i rritur brenda një dekade i viktimave të reja të shkaktuara nga minat tokësore dhe mjetet e pashpërthyera, shtimi i vuajtjeve të civilëve, gjysma e të cilëve janë fëmijë, dëshmon sërish se këto armë pa dallim nuk duhet të përdoren kurrë më”, Loren Persi Vicentiq, tha një prej redaktoreve të publikimit.

Numri më i madh i viktimave u regjstrua në Afganistan me rreth 1310 njerëz që janë vrarë ose të plagosur – megjithëse ky numër ishte i ngjashëm me atë të vitit 2014.(REL)

XS
SM
MD
LG