Ndërlidhjet

Mali i Zi: Sinxheliqi në liri si dëshmitar i mbrojtur


Aleksandar Sinxheliq
Aleksandar Sinxheliq

Megjithëse pa një konfirmim zyrtar të organeve në Mal të Zi, shtetasi i Serbisë, Aleksandar Sinxheliq, ka dalë të marten nga burgu hetues në Spuzhë, pasi, më heret, me vendimin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, zyrtarisht u bë dëshmitar-bashkëpunëtor, njofton Radio Televizioni i Malit të Zi.

Sinxheliq nuk do të ngarkohet me veprën për sulm terrorist në ditën e zgjedhjeve. Prokuroria, siç njoftojnë mediat malazeze, bazuar në procedurat ligjore, i ka ofruar mbrojtje të cilën do ta zbatojnë pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë.

Paraprakisht, statusin e dëshmitarit të penduar Sinxheliqit ia ofroi prokurori special shtetëror, Saša Čađenović, pasi vlerësoi se dëshmia e tij mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit dhe se deklarata e tij është e një rëndësi më të madhe nga dëmet me të cilat ngarkohet.

Kjo ishte edhe arsyeja pse Gjykata e lartë në Podgoricë pranoi propozimin e Prokurorisë. (REL)

XS
SM
MD
LG