Ndërlidhjet

Aktakuza çon në suspendimin e tetë oficerëve korrektues në Gjilan dhe Lipjan


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, ku është informuar se ndaj tetë oficerëve korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan dhe Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, është ngritur aktakuzë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës, sipas një komunikate të lëshuar për media, ka marrë vendim për suspendim të këtyre zyrtarëve.

XS
SM
MD
LG