Ndërlidhjet

logo-print

Virusi i gripit të shpendëve po përhapet në veri të Evropës


Ilustrim

Ilustrim

Ekspertët gjermanë të mjekësisë paralajmëruan për përhapjen e virusit të gripit të shpendëve në veri të Evropës.

Thomas Mettenleiter, president i Institutit Friedrich Loeffler, i cili monitoron shëndetin e kafshëve në Gjermani, ka lëshuar paralajmërimin të mërkurën.

Mettenleiter tha se virusi H5N8 është hedhur nga shpendët e egër te shpendët e vendit, në fermat në veri të Evropës.

Ai tha se virusi është zbuluar në dhjetë rajone të Gjermanisë prejse është regjistruar për herë të parë në vend, më 8 nëntor.

Raste janë raportuar edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Danimarkën dhe Suedinë.

H5N8, i cili mendohet se nuk është i rrezikshëm për njerëzit, është gjetur për herë të parë në kufirin e Rusisë me Mongolinë, në muajin qershor.

Qysh atëherë, është gjetur edhe në Iran e Izrael.

XS
SM
MD
LG