Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga shembja e ndërtesës në Kinë


Foto arkivi

Foto arkivi

Së paku 40 veta janë vrarë nga shembja e një platforme në një ndërtesë në lindje të Kinës.

Aksidenti ka ndodhur në një termocentral në qytetin Fengçeng, ku një kullë e ftohjes ka qenë në ndërtim e sipër.

Agjencia e lajmeve Xinhua tha se disa punëtorë mbeten të bllokuar nën rrënoja dhe se numri i viktimave pritet të rritet.

Aksidentet fatale janë të shpeshta në zonat industriale të Kinës, ku ka gjithnjë e më shumë kërkesa për rritje të standardeve të sigurisë.

XS
SM
MD
LG