Ndërlidhjet

Austria "mund të kërkojë" referendum për BE-në


Norbert Hofer
Norbert Hofer

Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Austrisë, Norbert Hofer, tha se do të kërkonte referendum për anëtarësinë në Bashkimin Evropian, nëse ky i fundit bëhet më i centralizuar pas daljes së Britanisë së Madhe.

“Nëse përgjigjja pas daljes së Britanisë është centalizimi i BE-së, ku parlamentet kombëtare janë të pafuqishme, do të duhet të mbajmë referendum në Austri”, tha Hoffer.

Ai po ashtu tha se në referendum do të çonte edhe ndonjë vendim i ardhshëm për të pranuar Turqinë në BE.

Hoffer i tha BBC-së se blloku është i rëndësishëm për Austrinë, porse “do një BE më të mirë”.

Balotazhi presidencial në Austri do të mbahet më 4 dhjetor.

Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kryetari i parë djathtist i një shteti të BE-së.

Rivali i tij i pavarur, Alexander Van der Bellen, i ka fituar zgjedhjet në maj, por rezultati është përmbysur nga gjykata pas një ankese nga kampi i Hoferit.

XS
SM
MD
LG