Ndërlidhjet

Pakistani paralajmëron “luftë në shkallë të plotë” mbi Kashmirin


Kashmir, zona e administruar nga India.
Kashmir, zona e administruar nga India.

Shefi i forcave ajrore të Pakistanit, Marshal Sohail Aman, paralajmëroi Indinë fqinje se konflikti mbi Kashmirin, rajon i kontestuar në Himalaje, mund të përshkallëzohet në luftë të shkallës së plotë.

Paralajmërimi i Amanit vjen në kohën e tensioneve tejet të larta midis dy vendeve.

Është mirë nëse India tregon përmbajtje, tha Aman.

Ai shtoi se nëse India përshkallëzon krizën, trupat e Pakistanit do të dinë si të veprojnë.

Të mërkurën, ushtria e Pakistanit tha se nëntë veta janë vrarë, kur një sulm me artileri nga India ka goditur një autobus pasagjerësh në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.

Një zëdhënës i ushtrisë indiane tha se ushtria pakistaneze “ka iniciuar zjarrin”.

Tensionet midis dy vendeve janë rritur prejse militantët pakistanezë kanë vrarë 19 ushtarë indianë në muajin shtator.

India dhe Pakistani kanë mosmarrëveshje mbi Kashmirin për gati 70 vjet, dhe kanë zhvilluar dy luftëra për këtë rajon.

XS
SM
MD
LG