Ndërlidhjet

Irak: Numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës arriti në së paku 80 vetë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Karbala të Irakut
Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Karbala të Irakut

Nga një sulm vetëvrasës, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, janë vrarë së paku 80 vetë, shumica prej tyre pelegrinë iranianë, kanë thënë zyrtarët irakianë.

Sulmi ka ndodhur dje në qytetin e shenjtë shiit, Karbala, afro 100 kilometra në jug të kryeqytetit Bagdad.

Duke cituar burime policore dhe mjekësore, agjencia Reuters ka raportuar se numri i të vrarëve ka arrritur në afro 100 vetë.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur nga ky sulm.

Pelegrinët iranianë ishin duke u kthyer nga një ceremoni me rastin e Arbainit në vendin Karbala.

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm nëpërmjet një kumtesë në Internet, duke thënë se sulmin e kanë kryer luftëtarët e tyre irakianë.

XS
SM
MD
LG