Ndërlidhjet

Në Paris planifikoheshin sulme të reja terroriste


Paris - foto arkivi
Paris - foto arkivi

Pesë persona të arrestuar fundjavën e kaluar në Francë, kanë planifikuar sulm terrorist në zonën e Parisit, tha kryeprokurori i qytetit, Francois Molins.

Ai tha se të dyshuarit kanë marrë urdhra përmes aplikacioneve të koduara në celularë nga një komandant i grupit militant Shteti Islamik, me bazë në Irak ose Siri.

Gjatë bastisjeve që janë bërë në Strasburg dhe Marsej, policia ka konfiskuar edhe armë automatike.

Pesë të dyshuarit do të hetohen nën dyshimet për krime terroriste.

Molins tha se hetuesit nuk e kanë përcaktuar cakun e sulmit të planifikuar, por ai tha se disa koordinata janë gjetur në një pajisje USB.

Mediat franceze thanë se caqet e mundshme kanë përfshirë gjykatat në Paris, selinë pranë të policisë gjyqësore, tregun e Krishtlindjeve në rrugën Champs-Elysees dhe parkun Disneyland në lindje të qytetit.

Franca mbetet në gjendje të jashtëzakonshme qysh pas sulmeve në Paris, nëntorin e kaluar, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

XS
SM
MD
LG