Ndërlidhjet

NYT: Administrata e mbron fitoren e Trumpit megjithë akuzat ndaj rusëve


Pamje e Shtëpisë së Bardhë më 8 nëntor 2016 në mbrëmje
Pamje e Shtëpisë së Bardhë më 8 nëntor 2016 në mbrëmje

“Kremlini me gjasë ka pritur se publiciteti i cili i ndoqi zbulimet, pas emailave dyshues të personave të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe organizatat politike amerikane, e që ishin të drejtuara nga qeveria ruse, do të shtronte pyetje për integritetin e procesit zgjedhor, që do të mund ta dëmtonte legjitimitetin e presidentit të zgjedhur”, thotë raporti duke e cituar deklaratën.

Disa javë para zgjedhjeve presidenciale amerikane më 8 nëntor, inteligjenca e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Rusinë se e ka udhëhequr një valë të sulmeve kibernetike kundër organizatave politike në Shtetet e Bashkuara, përfshirë Komitetin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe personelin e fushatës së zonjës Clinton, që Uashingtoni e ka cilësuar si synim “për ndërhyrje në procesin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara”.

Rusia i ka hedhur poshtë akuzat.

“Pavarësisht, ne qëndrojmë në mbështetje të rezultateve të zgjedhjeve tona, që në mënyrë të saktë e reflektojnë vullnetin e popullit amerikan”, tha administrata Obama, raporton NYT.

Kjo deklaratë u bë të njejtën ditë kur kandidatja e Partisë së Gjelbër në zgjedhjet presidenciale, Jill Stein, e ka bërë një kërkesë për rinumërim të votave në Viskonsin, që është njëri nga tri shtetet në të cilat Trump ka fituar me epërsi të vogël dhe ku zonja Stein planifikon t’i sfidoj rezultatet e votimeve.

XS
SM
MD
LG