Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Kosova se shpejti nuk do konsiderohet vend i varfër


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova se shpejti nuk do të konsiderohet vend i varfër. Në një postim të sotëm në rrjetin Facebook, Mustafa ka thënë se kohët po ndryshojnë.

“Jo moti, identitetin tonë e krijuam si të persekutuar, të shtypur, të varfër e të papunë”, tha Isa Mustafa dhe ka shtuar se “sot, jemi shtet sovran, me normën më të lartë të rritjes ekonomike në këtë pjesë të botës, me një dinamikë të shpejtë të uljes së papunësisë”.

Mëtutje ai është shprehur se “institucionet financiare ndërkombëtare po na porosisin të ngutemi të shfrytëzojmë fondet nga organizatat ndërkombëtare që financojnë vendet e varfëra, sepse së shpejti nuk do ta plotësojmë këtë kriter, Kosova nuk do të konsiderohet vend i varfër’ ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

XS
SM
MD
LG