Ndërlidhjet

Izrael: Sulm ajror kundër një baze të militantëve të IS-it në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Izraelit thotë se e ka ndërmarrë një sum ajror në Siri, kundër një ndërtese që përdoret nga militantët e Shtetit Islamik (IS), për t’i sulmuar forcat izraelite.

Sulmi është ndërmarrë gjatë natës dhe në shënjestër të tij ishte një ndërtesë e braktisur e Kombeve të Bashkuara, për të cilën Izraeli thotë se shfrytëzohet si bazë nga militantët.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale nga ky sulm ajror, raporton AP nga Jerusalemi.

Një grup i militantëve të ndërlidhur me ekstremistët e Shteti Islamik, dje ka hapur zjarr kundër një patrulle izraelite në pjesën e Izraelit të Rrafshnaltës së Golanit.

Aeroplanët izraelitë janë përgjigjur menjëherë, duke i vrarë katër militantë nëpërmjet të një sulmi ajror.

Ndër ushtarët izraelitë nuk ka pasur viktima.

Raportohet se kjo ishte një përpjekje e rrallë të militantëve të ndërlidhur me Shtetin Islamik, që t’i sulmojnë forcat izraelite.

XS
SM
MD
LG