Ndërlidhjet

SHBA: Sulmi që vrau ushtarët sirianë ishte gabim njerëzor 


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria amerikane ka thënë se sulmi i muajit shtator në Siri që raportohet të ketë vrarë dhjetëra ushtarë sirianë ka qenë gabim njerëzor. Zyrtarët amerikanë megjithatë kanë thënë se rasti nuk paraqet shkelje të ligjeve ndërkombëtare të luftës.

Konkludimet rreth këtij sulmi janë shkruar në një raport që është publikuar më 29 nëntor nga Departamenti i Drejtësisë.

Sulmi i 7 shtatorit ka nxitur reagim nga Siria dhe përkrahësi kryesor i saj ushtarak, Rusia të cilët e kanë akuzuar Uashingtonin se qëllimisht ka pasur cak forcat siriane.

Por, hetuesit ushtarak amerikanë kanë arritur në përfundim se ata që e kanë përcaktuar cakun e sulmeve, kanë menduar se kanë zgjedhur caqe të grupit militant, Shteti Islamik. Sipas raportit, ky ka qenë një gabim i sinqertë dhe se sulmet nuk kanë shkelur ligjin ndërkombëtar të konflikteve të armatosura.

Përfundimisht, sulmet janë ndaluar kur një officer ushtarak rus ka thirrur përmes një linje të posaçme telefoni për t’i alarmuar amerikanët se sulmi në afërsi të Deir el-Zour, po godiste forcat qeveritare siriane.

Hetuesit ushtarak kanë thënë se oficeri rus ka vendosur vet që të pres 27 minuta në linj telefonike derisa ka pranuar t’ia jap mesazhin një homologu që e njeh nga pala amerikane.

Nëse mesazhi nuk do të vonohej 27 minuta, gati gjysma e mbi 30 sulmeve ajrore nuk do të kryhej, vlerëson raporti amerikan.

Moska ende nuk kareaguar ndaj raportit amerikan.

XS
SM
MD
LG