Ndërlidhjet

Trump deklaron se do të largohet nga bizneset e tij


Presidenti i zgjedhur, Donald Trump
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se do të largohet nga bizneset e tij “në tërësi” që të fokusohet për të udhëhequr shtetin.

“Do e mbajë një konferencë të madhe në qytetin e New Yorkut me fëmijët e mi më 15 dhjetor për të diskutuar faktin që unë do të largohem në tërësi nga biznesi im i madh me qëllim që të përqëndrohem në udhëheqjen e shtetit me qëllim që ta bëj Amerikën e Mrekullueshme Sërish!”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Twitter më 30 nëntor.

“Për këtë arsye, janë duke u hartuar dokumentet ligjore që më largojnë në tërësi nga operacionet biznesore”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG