Ndërlidhjet

Kolumbia ratifikon marrëveshjen e paqes me Farc-un


Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos (majtas) dhe lideri i Farc-ut, Rodrigo Londono (djathtas) pas nënshkrimit të marrëveshjes në shtator.
Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos (majtas) dhe lideri i Farc-ut, Rodrigo Londono (djathtas) pas nënshkrimit të marrëveshjes në shtator.

Kongresi i Kolumbisë ka ratifikuar marrëveshjen e rishikuar të paqes midis qeverisë dhe grupit rebel Farc.

Dhoma e Përfaqësuesve e ka miratuar unanimisht planin, një ditë pasi Senati i ka dhënë po ashtu mbështetje.

Marrëveshja e parë për paqe është refuzuar në një referendum, në muajin tetor.

Marrëveshja synon t’i japë fund konfliktit të armatosur, i cili, për pesë dekada, ka vrarë mbi 260,000 njerëz.

Rebelët e Farc-ut tani do të dorëzojnë armët dhe do të formojnë parti politike.

Ushtria do të vendoset në territorin e kontrolluar nga Farc-u, për të parandaluar trafikantët e drogës që ta marrin përsipër.

XS
SM
MD
LG