Ndërlidhjet

Numri i vrasjesve në Çikago në nivel alarmues 


Çikago
Çikago

Dhuna e bandave dhe ligjet e dobëta për përdorimin e armëve po fajësohen për rritjen e numri të vrasjeve në Çikago, duke e sjellur atë në nivele që nuk janë parë që 20 vjet.

Policia në qytetin e tretë më të madh të SHBA-së ka publikuar më 1 dhjetor statistika që tregojnë se në vitin 2016 janë kryer 701 vrasje, ndonëse viti e ka edhe një muaj të përfundojë.

Kjo është hera e parë prej vitit 1998 që në këtë qytet kalohet shifra prej 700 vrasjesh. 77 vrasjet e regjistruara vetëm gjatë muajit nëntor është shifra më e lartë që është regjistruar në këtë muaj që një çerek shekulli.

Dhuna nga armët e ka rënduar jetën në qytetet amerikane në të kaluarën, por ajo ka shënuar rënie në shumicën e qyteteve. Në Çikago, megjithatë shifrat kanë arritur nivele epidemike.

Zyrtari i lartë policor, Eddie Johnson, ka thënë se ligjet e dobëta të shtetit federal ku gjendet Çikago bënë që njerëzit e dënuar për krimet e kryera me armë mbahen më pak në burg se sa në vende të tjera të SHBA-së.

XS
SM
MD
LG