Ndërlidhjet

Ukraina nis provat raketore


Ilustrim
Ilustrim

Ukraina ka nisur provat raketore në Detin e Zi, derisa Rusia ka paralajmëruar se do të gjuaj çdo raketë ndërsa raportohet se ka vënë në alarm edhe sistemin e mbrojtjes ajrore në gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska.

Presidenti ukrainas ka thënë se është përgjegjësi e Ukrainës që të ndërtojë mbrojtje ajrore për Kievin dhe tërë vendin dhe se askush nuk mund t’i ndalojë.

Nërsa zëdhënësi ushtarak, Volodimir Krizhanovski, ka thënë se ushtrimet po ndodhin së paku 30 km larg hapësirës ajrore të gadishullit të Krimesë.

Ndërsa udhëheqësi i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës e ka edhe një sqarim tjetër pse po bëhen provat raketore.

"Është e rëndësishme të nënvizohet se për shumë vite, agjentët rusë dhe shefat e korruptuar të ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës me vetëdije e kanë shkatërruar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Këto prova janë të rëndësishme për ne sepse ky është një hap serioz drejt rikthimit të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të shtetit onë”, ka thënë Oleksandr Turçinov.

XS
SM
MD
LG