Ndërlidhjet

Moska thotë se po pengon sulme të mëdha kibernetike


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia vendore për mbrojtjen e Rusisë ka njoftuar se është duke marrë masa që të ndalojë planet nga shërbime të paemëruara të inteligjencës që sipas tyre duan të kryejnë sulme “tejët të mëdha” kibernetike.

Sulmet sipas njoftimit kanë cak sistemin financiar të Rusisë, duke përfshirë edhe akvititetet e bankave të mëdha të Rusisë.

Shërbimi i Sigurisë Federale (FSB) ka njoftuar më 2 dhjetor se shërbimet kompjuterike të përfshira në sulmet e planifikuara janë nga Holanda, ndërsa ato janë regjistruar si pronë e kompanisë ukrainase “Blazing Fast”.

Komunikata thotë se sulmet do të përcjellëshin nga dërgimi i mesazheve telefonike dhe pastime në rrjete sociale që do të shpallnin shembjen e bankave kryesore ruse dhe sistemit financiar në tërës.


XS
SM
MD
LG